Vazhdon rinumërimi, nga NISMA thonë se do ta kalojnë pragun - Bota Sot
Vazhdon rinumërimi, nga NISMA thonë se do ta kalojnë pragun

Aktuale

Vazhdon rinumërimi, nga NISMA thonë se do ta kalojnë pragun

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 08:20
NISMA

Në QNR po vazhdon rinumërimi i 530 vendvotimeve, të cilat mendohet se do të përfundojnë për 7 ditë. Në anën tjetër njohësit e çështjeve politike thonë se rinumërimi po bëhet jashtëligjshëm. Nisma shpreson që rinumërimi do ta çojë në Kuvend.

Ndonëse në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) po vazhdon rinumërimi i 530 vendvotimeve, njohësit e çështjeve politike konsiderojnë se po rinumërohet jashtëligjshëm. Sipas tyre, arsyet e paraqitura për t’u rinumëruar thuajse 1/3 e vendvotimeve nuk i plotësojnë kushtet ligjore.

Nëse një fletëvotim ka të shënuar kandidatët, por jo subjektin shpallet e pavlefshme, thonë ata, megjithatë ky rinumërim po bëhet për komisionarët që të bëjnë manipulime në baza partiake. Sipas tyre, një mënyrë e tillë e rinumërimit bën që Nisma a cilado parti tjetër ta kalojë pragun.

Nga Nisma Socialdemokrate, e cila nga rezultatet e deritanishme nuk e kalon pragun, kanë deklaruar se rinumërimi i 530 vendvotimeve do ta rrisë atë. Ata janë të bindur se edhe me këto rezultate Nisma është futur në Kuvend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat