Kocijançiq godet Ramën që nuk e ftoi edhe Kosovën e Bosnjën në takimin për ‘mini-shengen’

Aktuale

Kocijançiq godet Ramën që nuk e ftoi edhe Kosovën e Bosnjën në takimin për ‘mini-shengen’

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 08:49
Arkiv

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nënshkruan në Novi Sad deklaratën lidhur me synimet e krijimit të një “Shengeni të vogël”, midis tre vendeve dhe që u bënë thirrje edhe vendeve të tjera të “gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, përkatësisht Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën, që ta nënshkruajnë deklaratën për të siguruar lirinë e lëvizjes së kapitalit, të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve.

“Shengeni i vogël” në Ballkan, duket si ide e mirë, sepse do ua lehtësonte lëvizjen e mallrave, shërbimeve dhe profesionistëve në rajon, ka deklaruar për arbresh.info, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq.

“Procesi i Berlinit parasheh zhvillimin e një Zone Rajonale Ekonomike për Ballkanin Perëndimor i cili përfshin një sërë masash që lehtësojnë lëvizjen e mallrave, shërbimeve dhe profesionistëve në rajon, si dhe kontrolle të thjeshtuara kufitare”, thotë Kocijançiq.

Sipas saj, bashkëpunimi rajonal është një element thelbësor i perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë ka shtuar se në iniciativa të tilla është mirë që të ftohen të gjithat shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Deklarata e javës së kaluar në Novi-Sad është një mundësi për të rinovuar shtysën në bashkëpunimin rajonal. Është e rëndësishme që iniciativat rajonale të përfshijnë të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor dhe bazohen në angazhime të marra më parë, veçanërisht për të çuar përpara Zonën Ekonomike Rajonale përpara Samitit në vitin 2020. Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal mund të ndihmojë në këtë përpjekje”, ka deklaruar ajo.

Në takimin Rama-Vuçiq-Zaev, nuk ishte ftuar fare Kosova dhe Bosnja e Hercegovina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat