Thaçi përkujton Ejup Statovcin në 20 vjetorin e vdekjes së tij

Aktuale

Thaçi përkujton Ejup Statovcin në 20 vjetorin e vdekjes së tij

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 09:49
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës ka përkujtuar rektorin e Universitetit të Prishtinës, prof.dr. Ejup Statovcin në 20 vjetorin e vdekjes së tij.

Thaçi është shprehur se me konsideratën e tij më të lartë e kujton rektorin Statovci si profesor, pedagog dhe drejtues i Universitetit në kohët më të vështira.

“Kujtimi për të është i përjetshëm”, ka shkruar Thaçi.

Statusi i tij i plotë:

Para njëzet viteve u nda nga jeta rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Ejup Statovci. Me konsideratën më të lartë e kujtoj rektorin Statovci si profesor, pedagog dhe drejtues i Universitetit të Prishtinës në kohët më të vështira të mbijetesës sonë kombëtare dhe politike në fund të shekullit njëzet. Kujtimi për të është i përjetshëm. HTH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat