Godet Gani Geci: Shtabi i UÇK-së që kryet e kishte në Beograd shkruante komunikata për të vrarë njerëzit e Rugovës

Aktuale

Godet Gani Geci: Shtabi i UÇK-së që kryet e kishte në Beograd shkruante komunikata për të vrarë njerëzit e Rugovës

Nga: N.Sh Më: 19 tetor 2019 Në ora: 13:16
Gani Geci, Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku

Sot bëhen 18 vjet që nga atentati kundër Gani Gecit ku mbetën të vrarë Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati në Skenderaj.

18 vjetorin e atentatit e ka kujtuar i shpëtuari i kësaj ngjarje Gani Geci.

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci thotë se, ky atentat ndodhi si pasojë e komunikatës nr. 59 e lëshuar nga Shtabi i UÇK-së, siç thotë ai në Banhof.

Geci thekson se, kjo pjesë e UÇK-së e kishte kryet në Beograd dhe komunikatat i shkruanin nga Banhofi në perëndim për të vrarë njerëzit e Rugovës.

Geci tutje thotë se shpresat për zbardhjen e këyre vrasjeve i ka të Gjykata Speciale.

Shkrimi i plotë i Gani Gecit:

Sonte në orën 20:05 min. bëhen 18 vjet nga atentati kundër meje dhe shokëve të mi.

Në këtë atentat mbeta i plagosur unë dhe u vranë shokët e mi Besim Dajaku e Bekim Kastarati dhe pa plag shpetoj Shani Geci.

Tash 18 vjet, nuk u denua askush as urdhërdhënësit e as grupi i atentatorëve.

Atentati kundër meje ishte pasojë direkte e komunikatës nr.59 të shkruar nga Shtabi i UÇK-së së Banhofit apo më mirë të them nga pjesë e shtabit të UÇK-së që kryet e kishte në Beograd dhe shkrunate komunikata nga Banhofet në përendim për të vrarë njerëzit e Presidentit Rugova, që tashmë i kishin futur në listat për ekzekutim, ku shumë nga ata edhe u ekzekutuan.

Disa u ekzekutuan nga forcat serbe, siq ishte Prof Fehmi Agani ndërsa disa u ekzekutuan nga dora tradhëtare siç u ekzekutua: Ahmet Krasniqi ,Haki Imeri ,Xhemail Mustafa , Salih Hajdaraj, Shaban Manaj, Ismet Raci, Besim Dajaku e Bekim Kastrati, Tahir Zemaj, Hasan Zemaj e të tjerë. Ndërsa të plagosur mbetën Fetah Rudi, Agim Veliu, Ejup Visoka, Sejdi Koca, unë Gani Geci e shumë të tjerë.

Sot 18 vjet nuk mu ndanë vuajtet as dhimbjet nga dita kur tinzisht e tradhtishtë na vranë, e 18 vjet na shanë!

Që 18 vjet kërkova drejtësi dhe vetëm drejtësi!

Tani shpresa na ka mbetur që Gjykata Speciale do ti zbardhë të gjitha vrasjet politike të luftës dhe të pas luftës të anëtarëve dhe aktivistve të LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat