Shpend Ahmeti “në hall”, ngritet peticion për shkarkimin e tij

Aktuale

Shpend Ahmeti “në hall”, ngritet peticion për shkarkimin e tij

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 21:07
Shpend Ahmeti

Edhe po të rinumëroheshin të gjitha vendvotimet, zor se do t’i kryenin punë Shpend Ahmetit për të hyrë në Kuvend.

Kryetari i kryeqytetit, njëherit edhe i PSD-së, ka pësuar rënie të madhe në elektorat, krahasuar me zgjedhjet e kaluara.

E meqë as për së afërmi më nuk i ka votat që i kishte dikur, dikush ka ngritur peticion për shkarkimin e tij edhe nga detyra e kryetarit të Prishtinës.

Madje në media u raportua se partia e Shpend Ahmetit ka fituar veç një ulëse në Kuvend, në listën e përbashkët me AAK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat