Vuçiqi e pranon: Nuk kemi shumë gjasa me Kosovën

Aktuale

Vuçiqi e pranon: Nuk kemi shumë gjasa me Kosovën

Nga: F.B. Më: 20 tetor 2019 Në ora: 12:06
Aleksandar Vuçiq

Jam i shqetësuar për shkak të eskalimit potencial të konfliktit në regjion, por po punojmë që mos të vij tek ajo, ka thënë presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq duke shtuar se vendi po armatoset sepse këtë po e bëjnë vendet përreth neve, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

"Unë jam i shqetësuar dhe punojmë që mos të ketë destabilizim në regjion. Iniciativa e Novi Sadit me Shqipërinë dhe Maqedoninë veriore për në është shumë e rëndësishme sepse është iniciativë paqësore politike por edhe me rëndësi ekonomike për ne ", ka thënë Vuçiq.

Vendet fqinje si bullgari, Rumania, Kroacia dhe Hungaria edhe evdnet më të vogla po armatosen sipas mundësive.

" Po shohim kush nga jashtë po armatos shqiptarët e Kosovës dhe çfarë helikopterë kërkon Mali i Zi dhe gjithë këtë ne po përcjellim ", tha ai.

Ai shtoi se nuk mund të përcjellim Rumaninë për mjetet që investon në armatim, as të blejmë sisteme që ata blejnë, por mundemi vendet i Bullgari e Hungaria.

"Duhet të mendoni për luftën elektronik me radar, tash çdo gjë bëhet në nivel tjetër. Pse të gjithë armatosen, sepse nuk ka më një polic në gjithë botën, ka më shumë lojtar ", ka thënë ai.

" Të gjithë shqetësohen për vete dhe e dinë se nuk  unitet, siç ka pasur në kohën kur 19 vende sulmuan Serbinë dhe të gjithë shikojnë si të mbrohen. A do të jetë kjo burim i konfliktit në të ardhmen... nuk guxojmë të jemi të dobët, sepse secili mund të gjejë një “arsye” që të jemi gjah i lehtë. ", ka thënë Vuçiq.

"Kemi arritur që çështjen e Kososvës ta kthejmë në dyer të mëdha "

Vuçiq ka thënë se e ka kuptuar çka është ideja amerikane apo evropiane për Kosovën dhe nuk është i lumtur për këtë.

Ai shtoi se kishte bisedë të mirë me të dërguarin special Riçard Grenel.

Biseda ishte e mirë dhe e hapur, Grenel është njeri i aftë, jemi kuptuar shumë mirë ka thënë Vuçiq për TV Prva duke komentuar pyetjen rreth bisedës me Grenel.

"Nuk jam i kënaqur me rezultatin, si e shohin amerikanët, andaj nuk do e komentoj ", ka thënë Vuçiq duke shtuar se për këtë ka mbajtur shënime.

Ai theksoi se pozita e Serbisë është shumë e rëndë dhe me vite po përpiqemi që të përparojmë në sferën ekonomike dhe mos të rrezikojmë pozitën e Serbisë.

"Patëm sukses që të kthejmë çështjen e Kosovës në dyer të mëdja, kur për shumë kë kjo ishte çështje e mbyllur ", tha Vuçiq.

Ai nënvizoi se për opinionin tonë përherë më lehtë është të jehs kundër se të ofrohet asgjë.

"kam dëgjuat lloj lloj marrëzi dhe sulme nga të gjithë për përcaktimin e kufirit, ndërsa nuk ka lidhje çka flasin ", tha ai.

"Njerëzit e kanë më lehtë të thonë se jemi ‘ ndarjes apo përcaktimit të kufirit’. Por kush na ofroi atë?. Askush asgjë deri tash nuk na ka ofruar, për fat të keq për ata Kosova është e pavarur si tërësi dhe pikë ", ka thënë presidenti.

Kjo që ne serbët vetn e konsiderojmë si fuqi botërore, tregon sa jemi të pavetëdijshëm me situatën në të cilën ndodhemi dhe nuk kuptojmë se nuk jemi të vetëm në botë dhe çka ka ndodhur në '99, '2004, '2010, '2011, '2012.

"Ne ia kemi ngritur imazhin vendit në botë dhe ia dolëm që të kthejmë çështjen e Kosovës, por mos të jeni optimist se gjasat tona janë të mëdha ", porositi Vuçiq.

Duhet të mbrojmë popullin tonë, që të kujdesimi për ata, të finansojmë arsimin, shëndetësinë , pensionet, kur vendosen sanksione në mallra dhe të i furnizojmë rregullisht u shpreh ai.

"Ndërsa njerëzit që thonë se Xërxa apo Gjakova ‘vende të vjetra serbe’, ata dërgoni atje. Tijaniç ka thënë se 'Kosova është fjala më e çmuar serbe', por askush nuk do atje të jetoj", përkujtoi ai duke shtuar s enuk do të tregoj trimëri sepse është papërgjegjësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat