Sherifi publikon dëshminë se në një vendvotim Nisma është dëmtuar për 28 vota (Dokument)

Aktuale

Sherifi publikon dëshminë se në një vendvotim Nisma është dëmtuar për 28 vota (Dokument)

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 16:03
Bilall Sherifi

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka prezantuar një dokument ku dëshmon se partia e tij është dëmtuar në vota, kurse pas rinumërimit, i janë kthyer votat.

Sherifi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në një vendvotim në komunën e Lipjanit, Nisma Socialdemokrate është dëmtuar për 28 vota.

Postimi i plotë i Sherifit:

“Ja edhe një provë se si është shtrembëruar vullneti i votuesve. Tanimë është evidente se nuk bëhet fjalë për gabime teknike. Në një vendvotim në Lipjan Nisma është dëmtuar për 28 vota. Në FPR-në zyrtare të këtij vendvotimi NISMËS i janë shkruar 00 vota, ndërsa nga rinumërimi del që NISMA në atë vendvotim ka pasur 28 vota.

Duke pasur parasysh se që nga fillimi i rinumërimit dhe deri më tani është dëshmuar se NISMA është dëmtuar për rreth 200 vota, rinumërimi i tërësishëm të tyre është i domosdoshëm”, ka shkruar Sherifi. /Telegrafi/

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat