Albin Kurti e feston fitoren edhe në Tiranë

Aktuale

Albin Kurti e feston fitoren edhe në Tiranë

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 16:48
Albin Kurti

Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti ka vendosur që fitoren e tij ta festojë edhe në Tiranë.

Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë ka njoftuar se Albin Kurti do të jetë pasditen e kësaj të diele në kryeqytet, ku do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse para të ftuarve, në orën 19.00  në ambientet pranë Kinema Millenium.

Lëvizja Vetëvendosje u rendit forcë e parë politike në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit  dhe pas rezultatit të marrë,  Albin Kurti pritet te jetë edhe kryeministri i ri i Kosovës.

Vizita e Kurtit në Tiranë do të jenë vetëm në kuadër të festimeve, ndërkohë dy ditë më parë kryeministri Edi Rama  paralajmëroi se do të  takohet me kandidatin për Kryeministër të Kosovës duke zbuluar edhe propozimin që do i bëjë Albin Kurtit për  vendosjen e një ministri Shteti për Kosovën në Shqipëri dhe dhe e kundërta, si  ndërlidhësi kryesor i marrëdhënieve mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat