Ja sa vendvotime janë rinumëruar deri më tani, a ka gjasa për Nismën e Fatmir Limajt?

Aktuale

Ja sa vendvotime janë rinumëruar deri më tani, a ka gjasa për Nismën e Fatmir Limajt?

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Në QNR është duke vijuar normalisht procesi i rinumërimit të vendvotimeve për të cilat ka vendosur KQZ-ja.

Deri në ora 16:00 janë rinumëruar 265 vendvotime nga 530 sa është totali i tyre.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi gjatë ditës ka thënë se procesi i rinumërimit është duke u vëzhguar vazhdimisht nga vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar.

“Deri të në orën të ditës së sotme janë rinumëruar gjysma e vendvotimeve. Sipas të dhënave të pasdites së diele janë rinumëruar 265 vendvotime apo 50% nga 530 sa janë planifikuar.  Procesi i rinumërimit është duke vëzhguar vazhdimisht nga vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtar”, ka thënë Elezi.

Elezi ka thënë se pas rinumërimit do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat