Kurti tregon nëse VV do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri

Aktuale

Kurti tregon nëse VV do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 19:14
Albin Kurti

(E plotësuar) - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka lënë të hapur pjesëmarrjen e kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Shqipëri.

Në një prononcim për gazetarët, Kurti tha se Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka autonominë e plotë të qëndrimeve dhe veprimeve.

“Unë jam këtu me ftesë të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje të Shqipërisë dhe këta e kanë autonominë e qëndrimeve dhe të veprimeve. Nuk është se unë apo VV në Kosovë e diktojmë një të tillë”, tha Kurti pas aktivitetit të organizuar në Tiranë për fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

“Tash duket që duhet të kremtojmë nga dy herë edhe në Prishtinë edhe në Tiranë meqenëse të dyja kontribuojnë dhe të dyja përfitojnë nga fitorja e lëvizjes sonë”, ka shtuar ai.

Flet Albin Kurti nga Tirana, tregon sa vota i janë shtuar Lëvizjes Vetëvendosje

Ashtu siç ishte njoftuar nga qendra e Vetëvendosjes në Tiranë, pasditen e kësaj të diele, Albin Kurti erdhi në kryeqytetin shqiptar.

Kurti mbërriti pak minuta më parë, ku i pyetur nga gazetari i Top Channel- it, Muhamed Veliu mbi çështjen e refuzimit të çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, ai u shpreh: “Padrejtësi që nuk u hapën negociatat në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. janë dy vende që duan [të jenë pjesë] dhe i duhen Bashkimit Evropian”.

Më tej specifikoi motivin e ardhjes së tij në Tiranë.

“Kam ardhur për të festuar fitoren e Vetëvendosjes. Kosova dhe Shqipëria do të bashkëpunojnë më shumë. Duhet të kemi kujdes në marrëdhëniet me Serbinë, dihet çfarë ka bërë Serbia ndaj nesh”, u shpreh ai.

Sa i përket procesit të numërimit, Kurti tha se Lëvizjes Vetëvendosje i janë shtuar 484 vota më shumë.

Albin Kurti shkon në Tiranë – A do ta takojë Edi Ramën për propozimin që ia ka bërë?

Fituesi i zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti ka vendosur që fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare ta festojë edhe në Tiranë.

Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë ka njoftuar se Albin Kurti do të jetë pasditen e kësaj të diele në kryeqytet, ku do të mbajë edhe një fjalë përshëndetëse para të ftuarve, në orën 19.00  në ambientet pranë Kinema Millenium.

Lëvizja Vetëvendosje u rendit forcë e parë politike në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit  dhe pas rezultatit të marrë,  Albin Kurti pritet te jetë edhe kryeministri i ri i Kosovës.

Vizita e Kurtit në Tiranë do të jenë vetëm në kuadër të festimeve, ndërkohë dy ditë më parë kryeministri Edi Rama  paralajmëroi se do të  takohet me kandidatin për Kryeministër të Kosovës duke zbuluar edhe propozimin që do i bëjë Albin Kurtit për  vendosjen e një ministri Shteti për Kosovën në Shqipëri dhe dhe e kundërta, si  ndërlidhësi kryesor i marrëdhënieve mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat