Kjo është gjendja e Albin Kurtit pas aksidentit - Bota Sot
Kjo është gjendja e Albin Kurtit pas aksidentit

Aktuale

Kjo është gjendja e Albin Kurtit pas aksidentit

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 20:41
Albin Kurti

( E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar për një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë – Durrës, e ku u raportua se është përfshirë vetura e liderit të kësaj partie, Albin Kurti.

Nga Zyra për Media e VV’së i kanë konfirmuar se aksidenti ka ndodhur, por nuk ka të lënduar.

“Gjithçka është në rregull, ka qenë një aksident pa lëndime njerëzore”, thonë nga VV.

Kurti qëndroi në Tiranë mbrëmjen e sotme për ta festuar fitoren e VV’së në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. 

***

Pak minuta më parë, nga mediat nga Tirana u raportua një aksident në autostradën Tiranë-Durrës, pranë kthesës së aeroportit.

Nga pamjet e dërguara, shihej një automjet tip “Volvo” që kishte goditur në anën e pasme një automjet policie.

Burime ekskluzive të medias bëjnë me dije se automjeti që është përfshirë në aksident është makina e liderit të Vetëvendosjes, kryeministrit të zgjedhur të Kosovës, Albin Kurtit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se Kurti është transportuar me makinën e patrullës së policisë deri në Tiranë.

Nuk dihen ende se cili ka qenë shkaku i përplasjes që fatmirësisht ka kaluar pa të lënduar.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat