Si iu humbën votat disa kandidatëve për deputetë nga AAK-ja, dhe cilët kandidatë të tjerë i morën ato? - Bota Sot
Si iu humbën votat disa kandidatëve për deputetë nga AAK-ja, dhe cilët kandidatë të tjerë i morën ato?

Aktuale

Si iu humbën votat disa kandidatëve për deputetë nga AAK-ja, dhe cilët kandidatë të tjerë i morën ato?

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 21:01
Ramush Haradinaj

Rinumërimi i votave nëpër vendvotime në mbarë Kosovën ka nxjerrë në pah manipulime masive me vullnetin e qytetarëve. Bëhet fjalë për vjedhje të votave mes kandidatëve të të njëjtit subjekt politik.

Në partinë e AAK-së, doli që kandidates Besa Luzha madje i mungonin edhe votat e familjes së afërt në vendvotimin ku ajo voton. I dilte vetëm një votë. Me një rinumërim, po në të njëjtin vend iu shtuan edhe 4 vota të tjera.

Në koalicionin e partisë së RamushHaradinajt me PSD-në e Shpend Ahmetit, janë publikuar të dhëna që çojnë në dyshime se kishte vjedhje të pamëshirshme brenda llojit. Vetëm në një vendvotim doli që kandidati Dardan Sejdiu i PSD-së është dëmtuar për 20 vota, derisa ato i kanë shkuar kandidates Albena Reshitaj të AAK-së, ku nga 1 votë i janë rritur në 22. Aty votat i janë marrë edhe liderit RamushHaradinajt dhe i janë dhënë Muharrem Nitajt, ku nga 0 i janë bërë 24.

Kandidatja e AAK-së Time Kadrijaj është dëmtuar pikërisht në Deçan ku në numërimin fillestar kishte vetëm 25 vota, kurse pas rimumërimit të kutive del se në të njëjtin vendvotim ka 102 vota. Po në Deçan në vetëm një vendvotim kandidatit Shkumbin Demaliaj i janë shtuar votat nga 32 në 65. Ndërsa në tejtër pikëRasimSelmanajt i janë shtua votat nga 17 në 75 vota.

As partitë e tjera nuk u lanë anash nga dyshimet për keqpërdorime e bartje votash. Për këtë dokumentar ka folur Fitim Havolli nga LDK-ja.

Kandidati për deputetët Fitim Havolli, këto avullime i ka quajtur gabime teknike dhe ka kërkuar nga KQZ të ketë siguri në votat që qytetarët ua  besojnë.

Kurse kandidati për deputet i njohur edhe si këngëtar, Labinot Tahiri ka humbur shumë thellë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në fakt, ai pretendon se votat e tij iu janë avulluar dhe kanë kaluar në Dukagjin apo Gjilan.

“Gjatë gjithe kohës njerëzit kanë aluduar se do të kem shumë vota nuk kam hy në garë për të marrë vota por si të kalojë në deputet të përgjithshëm për t’i kryer punë qytetarëve po kur e kuptuam rezultatin, nuk jam marrë me komosioner, por dikush është fajtor edhe ka bërë vepra të tilla. I kanë marrë votat prej neve e i akne dërguar  në Dukagjin apo Gjilan, prej Ferizajit e kemi kuptuar që është bërë keqpërdorimi i tyre”, ka thënë Tahiri

Në këto zgjedhje me një shumicë jo të madhe të votave fituese doli Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit e pasuar nga LDK-ja që për kandidate për kryeministre e kishte Vjosa Osmanin. Partitë me rrënjë nga UÇK-ja, si PDK-ja e AAK-ja janë pajtuar tashmë me qëndrim në opozitë

Janë vetëm disa prej pyetjeve që marrin përgjigje në këtë dokumentar të InDoks. Flasin nga drejtuesit kryesor të zgjedhjeve e deri tek njerëzit që e shohin vetën viktima të manipulimit të votës. Sillen para polikut edhe dokumente të pa para më herët. Është një dokumentar për luftën e pistë të kandidatëve për deputetë që për ironi ata vijnë në Kuvend për të bërë shtet ligjor, por del që një pjesë e tyre e marrin këtë pozitë përmes krimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat