Vetëvendosje deklarohet për aksidentin ku u përfshi Albin Kurti - Bota Sot
Vetëvendosje deklarohet për aksidentin ku u përfshi Albin Kurti

Aktuale

Vetëvendosje deklarohet për aksidentin ku u përfshi Albin Kurti

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 21:08
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar për një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë – Durrës, e ku u raportua se është përfshirë vetura e liderit të kësaj partie, Albin Kurti.

Nga Zyra për Media e VV’së kanë konfirmuar se aksidenti ka ndodhur, por nuk ka të lënduar.

“Gjithçka është në rregull, ka qenë një aksident pa lëndime njerëzore”, thonë nga VV.

Kurti qëndroi në Tiranë mbrëmjen e sotme për ta festuar fitoren e VV’së në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat