Zbulohet më në fund: Analisti politik tregon se kush po e pengon certifikimin e rezultateve, ky është skenari i kësaj partie

Aktuale

Zbulohet më në fund: Analisti politik tregon se kush po e pengon certifikimin e rezultateve, ky është skenari i kësaj partie

Nga: M.H Më: 20 tetor 2019 Në ora: 22:05
Foto ilustrim

Komisioni Qendror Zgjedhor nuk ka marrë asnjë vendim lidhur me mbi 4 mijë vota të mërgatës të ardhura përmes postës pas afatit ligjor.

E vendim nuk ka marrë as për mbi 3 mijë vota të ardhura nga Serbia që janë dorëzuar fizikisht dhe jo përmes postës. Kësisoj, përveç vonesës së rezultateve, formimin e qeverisë mund ta vonojë edhe ndarja e posteve qeveritare.

Në lidhje me këtë temë analisti politik, Nexhat Haziri, u shpreh që këto vonesa të tillë na e shtojnë dozat që në procese zgjedhore të mos dalin qytetarët. Mirëpo edhe kjo vonesë mund të vie edhe nga ana e PDK-së, e cila tenton të pengojë formimin e koalicionit LDK-LVV. Vonesat jashtë afatit të paraparë me ligj për certifikimin e rezultateve nga ana e KQZ-së, shtojnë doza mosbesimi ndaj procesit zgjedhor dhe po ashtu ndikojnë edhe në dalje të ulët të qytetarëve në zgjedhjet e ardhshme qofshin ato lokale apo të nivelit qendror, dhe kjo praktikë është mirë që të ndërpritet.

Image
Nexhat Haziri

Ka mundësi që kjo vonesë të bëhet edhe nën trysnin e partive që tashmë kanë shkuar në opozitë, sidomos nga ana e PDK-së, e cila tenton ta pengoj formimin e qeverisë së re të koalicionit LVV dhe LDK-që, që do ta linte jashtë pushtetit. Dhe mbetja e PDK-së jashtë pushtetit, është edhe fillimi i saj për tu përballë me drejtësinë ku jo pak zyrtarë të saj janë të inkriminuar në vepra antiligjore, dhe kjo sikur i dhemb shumë PDK-së por edhe subjekteve të tjera që e përbënin ish-koalicionin qeverisës PAN.

Sa i përket votave të ardhura pas afatit të parapë ligjor, është e drejtë e KQZ-së që mos ta bëjë numërimin e tyre, pasi si shoqëri duhet të mësohemi për ti respektuar ligjet dhe rregullat të cilat i kemi përcaktuar vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat