Thaçi i lënë anash nga Rama, Vuçiq e Zaev tenton të bëjë diçka për raportet BE – Ballkan

Aktuale

Thaçi i lënë anash nga Rama, Vuçiq e Zaev tenton të bëjë diçka për raportet BE – Ballkan

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 23:40
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është përfshirë në një debat se si të rregullohen raportet BE-Ballkan. Ndonëse ai për momentin nuk është faktor në asnjë proces që po ndodhë në rajonin tonë, përsëri ai ka vendosur që të thotë diçka në lidhje me një deklaratë të djalit të George Soros.

Aleksandër Soros kishte thënë se arsyeja që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk filluan negociatat pas përmbushjes së kushteve është “Albanofobia” në BE.

Mirëpo Thaçi, i cili shpejt pritet që të humbë edhe postin e kryesuesit të dialogut me Serbinë, ka thënë se nuk duhet të lihet asnjë vend për tabu, paragjykim apo stereotip të pengojë që të ketë një debat kuptimplotë për marrëdhëniet midis Ballkanit dhe BE’së.

“Ne nuk duhet të lëmë asnjë tabu, paragjykim apo stereotip të na pengojnë që të kemi një debat kuptimplotë për marrëdhëniet midis Ballkanit dhe BE-së. Unë mirëpres ftesën e Alex Soros për një debat të tillë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat