Zbulohet shkaktari që po ua shkurton jetën qytetarëve të Kosovës

Aktuale

Zbulohet shkaktari që po ua shkurton jetën qytetarëve të Kosovës

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Me uljen e temperaturave nga muajt e ardhshëm paralajmërohet rritja e ndotjes së ajrit në Kosovë. Njohës të çështjeve të ambientit kërkojnë të merren masa për përmirësimin e cilësisë së ajrit, derisa njohës të shëndetësisë thonë se ajri i ndotur në përmasa ekzistuese në vendin tonë është bërë ndër dëmtuesit evidentë dhe më të mëdhenj të shëndetit të qytetarëve.

Me uljen e temperaturave gjatë muajit nëntor pritet të rritet ndotja e ajrit në Kosovë. Masat e marra deri tani nga institucionet e vendit nuk do të parandalojnë as këtë vit ndotjen e lartë, në përmasa shqetësuese, të ajrit, e cila thuhet se do të fillojë me uljen e temperaturave gjatë muajve të ardhshëm.

Rritja e lartë e ndotjes së ajrit po vlerësohet të jetë shumë e dëmshme për qytetarët, të cilët si pasojë e kësaj ndotjeje rrezikohen nga sëmundje të ndryshme, që mund të jenë edhe fatale për ta.

Era Pireva, zyrtare për informim në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka thënë për “Zërin” se ndotja e ajrit gjithmonë e më shumë po bëhet problematike.

Sipas këtij instituti, ajri i ndotur mund të lërë pasoja të ndjeshme te qytetarët, pasi që ai mund të shkaktojë sëmundje të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, sëmundjen e kancerit e po ashtu edhe vdekje.

“Ndotja e ajrit në qytet po bëhet gjithnjë e më shumë problem i madh ekonomik dhe shëndetësor. Kjo në Prishtinë bëhet edhe më e shprehur me përdorimin e thëngjillit si burim energjie. Pasojat e ajërndotjes mund të jenë: Zvogëlim i të parit – konjunktivit, rritje e sëmundjeve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, frymëmarrje e rëndë dhe kollë, dëmtim i funksioneve pulmonare, sëmundje bronkopulmonare kronike, kriza të astmës – alergji, kancer, shkurtimi i jetës dhe vdekje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat