Zbulime tronditëse: Ja çfarë tha “Kasapi i Ballkanit”- Sllobodan Millosheviç për Baton Haxhiun, “Ti ke qenë bashkëpunëtor yni”

Aktuale

Zbulime tronditëse: Ja çfarë tha “Kasapi i Ballkanit”- Sllobodan Millosheviç për Baton Haxhiun, “Ti ke qenë bashkëpunëtor yni”

Nga: N.H Më: 21 tetor 2019 Në ora: 17:08
Sllobodan Millosheviç dhe Baton Haxhiu

Opinionisti Gani Mehmetaj, përmes një shkrimi ka zbuluar detaje të pathëna nga Gjyqi i Hagës, ku gazetari Baton Haxhiu ishte dëshmitar në këtë proces për krimet e “Kasapit të Ballkanit”- Sllobodan Millosheviç.

Mehmetaj shpjegon se, “Kasapi i Ballkanit e frikësoi keqas Batonin, e frikësoi edhe Bakallin, duke ua bërë me dije publikisht se ishin bashkëpunëtorë të Sigurimit Serb, prandaj s'kishin ç'të dëshmonin pos qyqarisë së tyre”.

Mes tjerash, në këtë shkrim, Mehmetaj zbulon se Millosheviq gjithashtu i kishte thënë gazetarit Haxhiu se, “Ti ke qenë bashkëpunëtor yni, apo jo? Dëshiron të ta dëshmoj?” Ndërsa dëshmitari Haxhiu që duhej të dëshmonte krimet e serbit, ul kokën, sikur ta kastronin. Ish kreu i Beogradit e paralizon dëshmitarin shqiptar si gjarpri bretkosën”.

Ja shkrimi i plotë i Opinionistit Gani Mehmetaj:

Image
Gani Mehmetaj

Kush e caktoi Baton Haxhiun dëshmitar në Gjyqin e Hagës, kur gjykohej Milosheviqi, askush nga shqiptarët nuk di ta sqaroj as pas 17 vjetësh. Nuk e thonë as në Tiranë ku Haxhiun e bënë "kosovarin" kryesor kur duan të na fyejnë në inteligjencë e në arsim, nuk e thonë as në Beograd ku ai shkon shpesh.

Gjyqi i Hagës me dëshmitë shkretane të Baton Haxhiut

2002

Kasapi i Ballkanit e frikësoi keqas Batonin, e frikësoi edhe Bakallin, duke ua bërë me dije publikisht se ishin bashkëpunëtorë të

Sigurimit Serb, prandaj s'kishin ç'të dëshmonin pos qyqarisë së tyre. Ende nuk më shqitet thënia e Milosheviqit, drejtuar Baton Haxhiut: Ti ke qenë bashkëpunëtor yni, apo jo? Dëshiron të ta dëshmoj?” Ndërsa dëshmitari Haxhiu që duhej të dëshmonte krimet e serbit, ul kokën, sikur ta kastronin. Ish kreu i Beogradit e paralizon dëshmitarin shqiptar si gjarpri bretkosën.

Është dëshmi e vlefshme kjo lloj dëshmie e gazetarit B. H.? Mund t’i besojë ndokush?
Gjyqi i Hagës zhvillohej me seancat maratonike. Kur nisi të gjykohej krimineli Milosheviq, sepse ata para tij qenë vetëm peshq të vegjël, transmetimet televizive zgjuan kureshtje të përgjithshme. Gjykohej njeriu, mbi supet e të cilit rëndonin krimet në Kosovë, sepse ai para gjyqtarëve jepte përgjegjësi për masakrat e përdhunimet. Nga ky numër jo i paktë i dëshmitarëve të shtresave e të strukturave të ndryshme, asnjëherë nuk e kam kuptuar pse i ftuan M. Bakallin e B. Haxhiun. Ku qe arsyeja? Ata që e përgatitën akuzën donin ta minimizonin krimin monstruoz të kriminelit, apo synohej që t’i gjenin objektet për fyerje, sepse i akuzuari nuk pushonte, i fyente e i përçmonte, ua kujtonte kohë pas kohe kush ishin, duke ua tërhequr vërejtjen, mos më nxisni se unë di edhe më shumë për ju. Nga dëshminë e këtyre dy figurave margjinale, prokurori e gjyqtarët nuk nxorën asgjë për të qenë, pos ia dhanë mundësinë kriminelit nga Beogradi të tregohej superior ndaj tyre.

Kur i dëgjoja dëshmitë e tyre të flashkëta, të pasigurta, shpesh qyqare, sikur të mos qenë prokurorët e gjyqtarët e dëshmuar, do të

krijoja bindjen se dikush e përgatiti këtë ballafaqimin sa për të parë lojën e maces me miun. Dy dëshmitarë, gati kyç, sikurse u paralajmëruan nga mediat tona, po edhe nga mediat e huaja, dolën shterpë, pa asnjë fakt të kapshëm, ndërsa pati mijëra fakte e dokumente. Kur dolën në ekran ish-zyrtari i lartë i Komitetit Krahinor dhe ish gazetari i “Kohës Ditore” dukeshin të shqetësuar, të frikësuar, herë–herë sikur u bllokohej truri.

Besoj se nuk i druheshin ballafaqimit me kriminelin më të madh në Ballkan dhe në Evropë, në pesëdhjetë vjetët e fundit, as pse atyre u mungonte oratoria a shkathtësia, por në situata i akuzuari për krime lufte, i paralizonte duke u bërë shantazhe. Pyetja e tij cinike: Doni t’ua dëshmoj se keni qenë njerëz të shërbimit tim të fshehtë, në vend se t’i këndellte arroganca e tij, e t’ia kthenin ashtu si e kërkonte, dy dëshmitarët tanë u shushatën si pulat. Më vinte inat. Në të njëjtën mënyrë e përjetuan edhe të tjerët, kur e komentuan të nesërmen.

Doli se ish-kryeredaktori i “Kohës Ditore”, i shkarkuar nga bosi i vet, disa ditë para se të shkonte në Hagë, bënte konspiracion me një oficer zbulimi të Serbisë!

Me të përfunduar gjykimin, një mik imi, i cili i ka për qejf teoritë e konspiracionit, më tha në mënyrë profetike: Do ta shikosh kur ta bëjnë yll gazetarin B. Haxhiu në Tiranë! E shikova me mosbesim. Ai ishte i bindur se lobi serb ka shumë ndikim në qarqet politike e të mediave shqiptare. Nuk shkoi shumë kohë kur vërtet doli profecia e mikut tim. B. Haxhiu, apo “Nuk kaka”, sikurse e quanim ndryshe, u bë yll në mediat elektronike të Tiranës, e caktuan nëpër organizata e juri, madje e emëruan në jurinë e Festivalit të Këngës në Radiotelevizion Shqiptar, që ishte kulmi i cinizmit. Sikur bënin garë kush do ta rrëmbente më parë: e djathta apo e majta shqiptare. E mbanin në prehër, e mëkonin dhe e përgjëronin. Një gjysmanalfabeti ia dhanë kompetencat që të përfaqësonte “kosovarët” kudo dhe kurdo, në Tiranë, në Prishtinë e në Beograd. Vula e shërbëtorit të zbulimit serb, u bë e fuqishme, ia hapi të gjitha dyert. Është “kosovari” më i privilegjuar në Tiranë e në Beograd.

Milosheviqi në vend se ta turpëronte para shqiptarëve, e bëri yll në median shqiptare të Tiranës, e faktor në Partinë Demokratike të Kosovës. Në Kosovë iu ngjit “krahut të luftës”, ndërsa “krahu i luftës” gjithë kohën kinse çirrej kundër bashkëpunëtorëve të Serbisë.

Mbase bashkëvendësin e tyre drenicak e kursyen dhe e shpërblyen. Me patriotizmin lokal s’bëhet shaka!
Mikut tim, ithtar i teorive të konspiracionit, i doli profecia qind për qind. Mbeta gojëhapur, i mbeta borxh një drekë, ashtu ishte basti. Më erdhi inat, që doli parashikimi profetik i mikut tim, ithtar i teorive të konspiracionit për lobin e fuqishëm serb në Tiranë.
Po në Prishtinë? Cili ishte statusi i tij? I afërt me kreun e PDK-së, i lidhur ngushtë me disa qarqe të LDK-së, ndërmjetës i bizneseve serbo-shqiptare.

Yll fare, do të thoshin kalamajtë e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat