Haradinaj: Hungaria është mike e jona dhe partnere e fuqishme - Bota Sot
Haradinaj: Hungaria është mike e jona dhe partnere e fuqishme

Aktuale

Haradinaj: Hungaria është mike e jona dhe partnere e fuqishme

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 20:48
Ramush Haradinaj dhe

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në festimin e Ditës Nacionale të Hungarisë.

Ai ka theksuar se Hungaria është mike e jona dhe partnere e fuqishme në shumë fusha që kanë ndikuar në shtetbërjen dhe zhvillimin e Kosovës.

“Në festimin e Ditës Nacionale të Hungarisë, uroj popullin hungarez për këtë datë të veçantë për ta, duke shprehur falënderimet më të sinqerta ndaj tyre për mbështetjen e madhe dhënë vendit tonë. Hungaria është mike e jona dhe partnere e fuqishme në shumë fusha që kanë ndikuar në shtetbërjen dhe zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat