Haradinaj deklarohet për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve, numëron disa nga gabimet - Bota Sot
Haradinaj deklarohet për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve, numëron disa nga gabimet

Aktuale

Haradinaj deklarohet për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve, numëron disa nga gabimet

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 21:10
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, njëherësh kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në emisionin ‘Debat Plus’ me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, është deklaruar rreth rezultatit të AAK-së në zgjedhjet parlamentare, të cilat janë mbajtur më 6 tetor.

Haradinaj ka thënë se më 6 tetor Kosova e ka dhënë provimin si demokraci, teksa ka shtuar se rezultati i 6 tetorit nuk është ai që e  kanë pritur.

“Nuk mundemi me anashkalu që Kosova e ka dhënë provimin si demokraci. Kemi dhënë provën më të mirë të një demokracie të pjekur. Rezultati është ai që e ka dhënë sovrani. Pra për Aleancën është rreth 12 për qind të votave. Nuk është rezultati i pritur ose i synuar, megjithatë kemi qenë në dijeni për vështirësitë që na presin përpara”, ka thënë ai.

Haradinaj përmendi disa nga gabimet që mund të kenë bërë, e që sipas tij, ka ndikuar në rezultat.

“Pozicionimi im pra i koalicionit, ka qenë pozicionim i vështirë. Kemi mbrojtur tema të rënda, me thyerje të mëdha, me vështirësi të mëdha. Njëkohësisht koha e gjatë e disa prej nesh, ose mungesa e ndryshimeve përmbajtjesore në qeverisje e ka bërë të vetën. Ne kemi mundur të shtojmë një apo dy për qind, por prapë se prapë shihet se ky ka qenë orientimi i votuesve”, ka pohuar ai.

Po ashtu, kryetari i AAK-së tha se beson se edhe mos dalja e votuesve të Aleancës mund të ketë ndikuar që AAK të mos jetë fituese e zgjedhjeve.

“Ne mendojmë që kemi votues që nuk kanë dalë të votojnë, po ashtu edhe votat e pavlefshme e bëjnë të vetën.  Mos dalja e votuesve tanë pra ka ndikuar.  Ne kemi rritje të Aleancës, por nuk jemi fitues të zgjedhjeve, pra fitues janë tjerë”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat