(E plotësuar) - Një trup i vdekur është gjetur në orët e mbrëmjes sot në fshatin Gadime të Komunës së Lipjanit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Është gjetur një trup i pajetë në fshatin Gadime e ultë në Lipjan, për identifikimin e trupit janë duku punuar ekipet përkatëse”, tha Ahmeti.
Ndërkaq, siç raportohen mediat nga burimet mësohet se trupi i pajetë dyshohet se është Shqipdon Aliu, djali i cili është zhdukur më shumë se një javë.
***
Djaloshi nga qyteti i Lipjanit, Shqipdon Aliu që është i zhdukur për më shumë se një javë dyshohet se është gjetur më në fund.
Media nga burimet mëson se trupi i Shqipdon Aliut është gjetur në fshatin Gadime.
Ai dyshohet se është gjetur i vdekur.