Policia jep detaje: Trupi i pajetë dyshohet se është i Shqipdon Aliut

Aktuale

Policia jep detaje: Trupi i pajetë dyshohet se është i Shqipdon Aliut

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Një trup i vdekur është gjetur në orët e mbrëmjes sot në fshatin Gadime të Komunës së Lipjanit.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Është gjetur një trup i pajetë në fshatin Gadime e ultë në Lipjan, për identifikimin e trupit janë duku punuar ekipet përkatëse”, tha Ahmeti.

Ndërkaq, siç raportohen mediat nga burimet mësohet se trupi i pajetë dyshohet se është Shqipdon Aliu, djali i cili është zhdukur më shumë se një javë.

***

Djaloshi nga qyteti i Lipjanit, Shqipdon Aliu që është i zhdukur për më shumë se një javë dyshohet se është gjetur më në fund.

Media nga burimet mëson se trupi i Shqipdon Aliut është gjetur në fshatin Gadime.

Ai dyshohet se është gjetur i vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat