Ja kush janë oligarkë në Kosovë, Albin Kurti flet me emra

Aktuale

Ja kush janë oligarkë në Kosovë, Albin Kurti flet me emra

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 22:17
Albin Kurti

Albin Kurti  ka folur në Syri Tv  edhe për oligarkët e Kosovës, ata të cilët kanë të gjithë pushtetin ekonomik.

Ai ka folur edhe me emra, duke përmendur koorporatën Devolli, e cila sipas tij kontrollon edhe doganat e Kosovës dhe që do të goditet së shpejti në paligjshmërinë e saj

‘Në Gjermani ekziston një ligj prej më shumë se një dekade i cili obligon të gjitha bizneset që të zbulojnë origjinën e kapitalit të tyre përballë çdo investimi dhe prokurorimi. Ne në Kosovë nuk e kemi këtë gjë. Evazioni fiskal merr fund me ne. 1/3 e biznesit në Kosovë është jashtë ligjit. Për pjesën pajustifikueshme do të ketë dhe duhet të ketë konfiskim. Tashmë kemi një koorporatë në Kosovë, kjo është Devolli. Kjo koorporatë thuhet se është e rëndë gjysmë milardi euro. Ata kanë edhe doganat e Kosovës. Ku midis depove të tyre të tyre dhe doganave të Kosovës nuk ekziston asnjë depo. A e dini që kur një bashkëatdhetari tonë i vjen një Mercedes Benz, kontrolli i këtij duhet të kalojë fillimisht te këta këta. Pra gjermanët dështojnë por Devolli nuk dështon. Kjo do marrë fund njëherë e mirë”-tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat