Gashi: Nuk e kuptoj pse një raport tre faqe po merr kaq kohë për tu përkthyer

Aktuale

Gashi: Nuk e kuptoj pse një raport tre faqe po merr kaq kohë për tu përkthyer

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 00:14
Avokati i njohur, Tomë Gashi

Avokati i njohur, Tomë Gashi, është i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.

Gashi ndër të tjera ka thënë edhe se nuk e kupton arsyen se pse po vonon kaq shumë përkthimi i një dokumenti tre faqësh. Dokumenti i ekspertizës nga Zvicra ka arritur në Kosovë që disa ditë tani.

“Nuk e kuptoj këtë vonesë për përkthim të një raporti tre faqe”, ka thënë Gashi.

“Këtu normalisht që lind arsyeja për dyshim. Pas vdekjes njëherë doli drejtori i policisë dhe tha që ka vdekur nga barnat. Pastaj kjo u rëzua nga prokurori Sylë Hoxha i cili tha se u vetëvra. Ai pastaj shtoi se do e zbardhë rastin për 15 ditë dhe ja ku jemi tre vjet dhe nuk dimë asgjë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat