“Mund të ketë sërish rinumërim të vendvotimeve nga zgjedhjet e 6 tetorit“ - Bota Sot
“Mund të ketë sërish rinumërim të vendvotimeve nga zgjedhjet e 6 tetorit“

Aktuale

“Mund të ketë sërish rinumërim të vendvotimeve nga zgjedhjet e 6 tetorit“

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 00:45
Foto ilustrim

Burim Ahmetaj, koordinator në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, nuk ka përjashtuar mundësinë që të ketë sërish rinumërim të vendvotimeve nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Sipas tij, nëse gjithçka ecën mirë me pjesën e mbetur të vendvotimeve që do të rinumërohen, dhe me procesin e numërimit të votave me kusht, procesi i numërimit të plotë të përfundojë brenda javës.

Në Interaktiv të KTV-së, Ahmetaj ka thënë se nga 530 vendvotime të planifikuara për rinumërim, kanë mbetur edhe 140. Ka deklaruar se pret që ky proces të përfundojë në dy ditët e ardhshme, ndërsa menjëherë pas saj të nisë numërimi i votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta.

Ahmetaj ka arsyetuar vendimin që të ketë rinumërim të më shumë se 830 vendvotimeve në total, duke treguar se për shumicën fajtor ishte gabimi teknik në formularë e mospërputhja e votave të subjekteve me kandidatë.

Sipas tij, në QNR është eliminuar çdo gabim eventual dhe se i gjithë procesi është transparent. Ka thënë se QNR-ja do të prezantojë raport para KQZ-së për të treguar çdo gabim dhe më pas të bëhet klasifikimi i gabimeve se a ishin të qëllimshme apo jo.

Për më shumë se 40 mijë votat e pavlefshme, Ahmetaj ka treguar se si kategori dominuese është gabimi ku “s’është shënjuar fare subjekti, por fokusi ishte veç te kandidatët”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat