Bloomberg: Inxhinieri i IT-së i dhënë pas librave hoqi flokët e gjata dhe veshi kostumin për ta udhëhequr kombin e tij

Aktuale

Bloomberg: Inxhinieri i IT-së i dhënë pas librave hoqi flokët e gjata dhe veshi kostumin për ta udhëhequr kombin e tij

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 09:29
Albin Kurti

“Kur avionët e NATO-s bombarduan forcat serbe 20 vjet më parë për t’i dëbuar ata nga Kosova, Albin Kurti u paketua në një autobus të kuq me të burgosur të tjerë politikë për t’u përdorur si një mburojë njerëzore. Ai u rrah në paraburgim, u dënua për terrorizëm nga një gjykatë serbe dhe u dënua me 15 vjet burg. U frikësua se nuk do të dilte kurrë i gjallë nga burgu, por vetëm kur i fuqishmi serb Slobodan Millosheviq u rrëzua në 2001, ai u la i lirë”. Kështu fillon artikulli i mediumit amerikan “Bloomberg” kushtuar kryetarit të Vetëvendosjes që doli fitues nga zgjedhjet e 6 tetorit.

Mediumi duke përshkruar tranzicionin e Kosovës nga lufta shkatërrimtare në demokraci, shkruan edhe për ndryshimin e një studenti me flokë të gjata i pasionuar pas librave në një politikan me kostum.

Image

“Tani kombi i rëndësishëm strategjik, që deklaroi pavarësinë nga Serbia më 2008, është në qendër të një lufte për ndikim në Ballkan i kontestuar nga Rusia, BE-ja, Kina dhe Turqia”.

“Dhe me siguri inxhinieri i IT-së i dhënë pas librave, i cili hoqi karakteristikën e tij, flokët e gjata dhe këmishën fanellë për një kostum gjallërues dhe këmishë të bardhë, do ta udhëheqë kombin e tij prej 1.9 milionë banorëve, pasi partia e tij fitoi zgjedhjet e parakohshme të këtij muaji”.

“Kurti mund të caktohet kryeministër qysh këtë javë dhe detyra e parë e tij është të përpiqet të formojë një qeveri. Pastaj ai do të duhet të punojë për krijuar lidhjet me Serbinë – një kërkesë kryesore për fillimin e bisedimeve për pranimin në BE”.

“Si një kundërshtar i fuqishëm anti-korrupsion, ai organizoi protesta ndaj administratorëve ndërkombëtarë që mbikëqyrnin kalimin e Kosovës nga territori i shkatërruar nga lufta në demokraci. Në vitin 2007, dy aktivistë nga partia e tij etnike-shqiptare vdiqën dhe dhjetëra u plagosën në një përleshje me policinë e Kombeve të Bashkuara. Kurti, 44 vjeç, ishte vetë i arrestuar dhe i ndaluar për nëntë muaj”.

“Ai është gjithashtu një kritik i ashpër i të dy presidentit të Kosovës Hashim Thaçi – i cili vjen nga një parti politike rivale – dhe homologut të tij serb Aleksandar Vuçiq, duke i quajtur ata “drejtues autoritarë”. Ai i denoncoi ata për përpjekjet për të arritur një marrëveshje të fshehtë pajtimi vitin e kaluar që ai tha se mund të çojë në më shumë dhunë në rajonin më të paqëndrueshëm të Evropës”.

Artikulli vazhdon duke rrëfyer për situatën politike të Kosovës dhe qëndrimet e Kurtit ndaj tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat