Jahjaga takon Mbretin Abdullah të II-të të Jordanisë

Aktuale

Jahjaga takon Mbretin Abdullah të II-të të Jordanisë

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 09:56
Pamje nga takimi

Gjatë vizitës në Mbretërinë Hashemite të Jordanisë, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u takua me lartmadhërinë e tij Mbretin Abdullah të II-të në Pallatin Al Husseiniya.

Aty biseduan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy shteteve dhe për zhvillimet e bëra drejt emancipimit të grave dhe vajzave, inkuadrimit të tyre në procese vendimmarrëse dhe për hapat e ardhshëm në këtë drejtim.

Jahjaga falënderoi Mbretin Abdullah të II-të për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për ndihmën e dhënë gjatë kësaj periudhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat