Ish – zëvendësministri ftohet nga Gjykata Speciale!

Aktuale

Ish – zëvendësministri ftohet nga Gjykata Speciale!

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 14:18
Gjykata Speciale

Zëvendësministri në detyrë i Diasporës, Isni Kilaj, ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale për të dëshmuar për luftën e UÇK-së.

Vetë Kilaj që më parë ka qenë edhe kryetari i komunës së Malishevës nga radhët e PDK-së, ka njoftuar përmes një statusi Facebook për ftesën që mori.

“Të dashur ushtarë e bashkëluftëtarë të mi, sot mora Fletëthirrje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për të dëshmuar për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Unë po e shoqëroj këtë njoftim me fjalimin tim të mbajtur në Carrallukë në varrimin e Heroit të Kombit Imer Krasniqi!”, ka shkruar ai duke shpërndarë edhe një video të tij me uniformë të UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat