Daut Haradinaj i del në krah Smajl Latifit, pas ftesës nga Specialja

Aktuale

Daut Haradinaj i del në krah Smajl Latifit, pas ftesës nga Specialja

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 20:46
Fotografia e publikuar nga Daut Haradinaj

Ish deputeti i partisë së Aleancës së Ardhmërisë së Kosoëes, Daut Haradinaj, i del në krah anëtarit të kësaj partie, njëherazi kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifilit pas ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale.

E Haradinaj pas kësaj thirrjeje ka shpërndarë një fotografi me Latifin me një përshkrim “ Me Smajlin”.

Ndërsa lajmin për ftesën për ntervistim nga Gjykata Speciale e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook vetë Latifi.

“Sot kam pranuar një ftesë për t’u paraqitur në Zyrën e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë. Kam qenë i vetëdijshëm se rrugë tjetër për çlirimin e popullit shqiptar përveç luftës së armatosur nuk ka. Zaten, kjo është mënyra e vetme për të hequr robërinë popujt e pushtuar. I bindur në këtë pikëpamje, gjithnjë jam munduar që të bëj më të mirën për vendin tim, pa i cenuar vlerat morale të kombit shqiptar, të dëshmuara në luftë dhe në paqe”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat