Haradinaj e quan lajm të mirë miratimin e rezolutës për vëllezërit Bytyqi, ka një mesazh për serbët

Aktuale

Haradinaj e quan lajm të mirë miratimin e rezolutës për vëllezërit Bytyqi, ka një mesazh për serbët

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 10:48
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj e ka quajtur lajm të mirë për vendin miratimin e rezolutës për ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi nga Senati amerikan.

Lidhur me këtë, Haradinaj ka shkruar në facebook, ku ka kërkuar nga autoritet serbe që të pranojnë se vendosja para drejtësisë e akterëve të masakrave dhe vrasjes së shqiptarëve është rruga e vetme drejt paqes dhe drejtësisë.

“Miratimi në mënyrë unanime i Rezolutës për vëllëzërit Bytyqi, nga Kongresi Amerikan, është një lajm i mirë, jo vetëm për këtë familje por edhe për dëshmimin e krimeve të pushtetit serb, të kryera në Kosovë.

Fshehja dhe mohimi i vrasjes së Yllit, Agronit e Mehmetit, është krim i dyfishtë që i bëhet familjes Bytyqi, popullit të Kosovës, por edhe gjithë historisë së shqiptarëve, luftës për çlirim dhe sakrificës për liri.

Kjo rezolutë, e miratuar nga ShBA, si mbrojtëse e vlerave njerëzore dhe demokracisë, është mesazh i qartë për shtetin serb, se pranimi i fajësisë dhe vendosja para drejtësisë e akterëve të masakrave dhe vrasjes së shqiptarëve, është rruga e vetme drejt paqes dhe stabilitetit në rajon.

I bëjmë thirrje autoriteteve serbe, që ta pranojë këtë realitet dhe mos të fshehin faktet dhe kriminelët, por të distancohen nga ta dhe ti hapin rrugë drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat