Pacolli: Të sillen para drejtësisë përgjegjësit për vrasjen e vëllezërve Bytyqi

Aktuale

Pacolli: Të sillen para drejtësisë përgjegjësit për vrasjen e vëllezërve Bytyqi

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 14:42
Behgjet Pacolli

Edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka mirëpritur miratimin e rezolutës për ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi nga Senati amerikan.

Kryetari i AKR-së ka shkruar në Facebook se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është përgjegjës për zbardhjen e çështjes së vëllezërve Bytyqi.

“Unë e mirëpres votimin unanim në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA të rezolutës në lidhje me vrasjen nga shteti i Serbisë të Vëllezërve Bytyqi.

Presidenti serb Vuçiq është përgjegjës për zgjidhjen e çështjes së Vëllezërve Bytyqi.

Ata që janë përgjegjës për vrasjen e tyre duhet të sillen para drejtësisë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat