Sami Kurteshi flet sërish për vdekjen e Astrit Deharit, akuzon këtë person!

Aktuale

Sami Kurteshi flet sërish për vdekjen e Astrit Deharit, akuzon këtë person!

Nga: N.H Më: 23 tetor 2019 Në ora: 17:08
Astrit Dehari

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, përmes një shkrimi në Facebook, ka folur përsëri për rastin e Astrit Deharit.

Sipas Kurteshit, “pas gjithë këtyre, heshtjeve, fshehjeve dhe vonesave, tanimë përfundimisht është e qartë: Raporti për Astrit Deharin konstaton vrasjen e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Këtë duan ta fshehin. E këtë nuk e fshehin dot!”.

Ai ka shtuar se “Vrasjen tanimë nuk e mbulon asnjë salto „gjeniale“ e interpretimit gjuhësor me përkthim. Vrasja nuk mbulohet me fjalë!”.

Ja shkrimi i tij:

VRASJA E ASTRIT DEHARIT ËSHTË KRIM POLITIK SHTETËROR!

Pas gjithë këtyre, heshtjeve, fshehjeve dhe vonesave, tanimë përfundimisht është e qartë: Raporti për Astrit Deharin konstaton vrasjen e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizeren. Këtë duan ta fshehin. E këtë nuk e fshehin dot!

Prokurori Admir Shala vetëm po e kryen „punën“ e tij sipas porosisë së bosëve të tij kriminelë.

Vonesa në publikimin e raportit nga Instituti në Lozanë, nuk ka të bëjë me asnjë vështirësi teknike, por me fshehjen e gjurmëve, shkatërrimin dhe zhdukjen e dëshmive nëpër institucionet përgjegjëse dhe përgatitjen për arsyetim, fshehjen e urdhërdhënësve politikë, realizuesve operacionalë policorë, legjitimiuesve gjyqësorë e prokurorialë, vrasësve ekzekutorë dhe, krejt në fund, arsyetuesve e mbuluesve mercenarë medialë e analistë.

Vrasjen tanimë nuk e mbulon asnjë salto „gjeniale“ e interpretimit gjuhësor me përkthim. Vrasja nuk mbulohet me fjalë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat