Shokon Milaim Zeka: Është ftuar nga Specialja personi që lidhet me vrasjen e Enver Malokut, Xhemajl Mustafës dhe plagosjen e Sabri Hamitit

Aktuale

Shokon Milaim Zeka: Është ftuar nga Specialja personi që lidhet me vrasjen e Enver Malokut, Xhemajl Mustafës dhe plagosjen e Sabri Hamitit

Nga: N.H Më: 23 tetor 2019 Në ora: 17:32
Milaim Zeka

Ish-deputeti Milaim Zeka, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Specialja ka target UÇK-në dhe SHIK-un.

Ai zbulon se në mesin e të ftuareve, njeri lidhet me plagosjen e Sabri Hamitit, vrasjen e Enver Malokut dhe Xhemajl Mustafes.

Ndërsa, gjithashtu tregon se një tjetër rrezikon të ndalohet në dhomat e paraburgimit.

Ja shkrimi i Milaim Zekës:

Gjykata speciale ka target UÇK-ne dhe SHIK-un

Disa nuk kane as pasaporta

Ka filluar si spektakel mediatik, po nuk po del te jet i tille. Fillimisht u mor si hajgare nga prijesit e shtetit, po nuk po del ashtu. U fol keq e me keq per Dick Martyn, po ai kishte lexuar ate shprehjen e famshme se “me te shalla nuk ka lindur askush”!

Tani po shpeshtohen ftesat per ne Gjykaten Speciale. Disa prej te ftuareve qe nuk kane lidhje me luften, sipas disa burime “kane qene pjese e SHIK-ut”! Ka logjike kjo pune.

Ne mesin e te ftuareve, njeri “lidhet me plagosjen e Sabri Hamitit, vrasjen e Enver Malokut dhe Xhemajl Mustafes”!

Nje tjeter rrezikon te ndalohet ne dhomat e paraburgimit. Nje tjeter po del qe nuk ka as dokument udhetimi. Presioni nderkombetar eshte rritur ndaj Gjykates qe te filloje arrestimet. Si duket i pari do te ndodhe ne fundin e muajit Nentor.

Brenda po shtohen zerat kercenues nda Albin Kurtit per zhberjen e kesaje gjykate. Diçka krejte e pamundur dhe perteje çdo logjike kombetare dhe shteterore.

Tani, ne cdo dite do te degjojme deklaratate e tipit” -“Do ta mbrojme luften e shenjte te UÇK se”! Atje nuk do te gjykohet lufta, as UÇK ja. Ne Hage do te gjykohet dhe akuzohet individi, mbase edhe ata qe kane abuzuar me luften. Mbase edhe do qe jane lavdruar, pa ja ba kurr bame...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat