Mbërrijnë në KQZ zarfet e helmuara nga Serbia

Aktuale

Mbërrijnë në KQZ zarfet e helmuara nga Serbia

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 17:38
Në objektin e Ministrisë së Transportit në Prishtinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar sot me shqyrtimin dhe vlerësimin e zarfeve të supozuara me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia, e që gjithsej llogaritet të jenë rreth tre mijë.

Verfikimi i tyre u bë gjatë ditës së sotme në objektin e Ministrisë së Transportit në Prishtinë, derisa gjatë këtij procesi punëtorët u shprehën se kanë ndjerë një erë të keqe dhe kokëdhimbje.

Por, zarfet me fletëvotime nga objekti i Ministrisë së Transportit, tashmë janë bartur në objektin e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Ndryshe, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka deklaruar se pas verifikimeve dhe kontrolleve nga organet kompetente të zhvilluara gjatë këtyre ditëve, sot është konstatuar se tashmë nuk ekziston rrezik i mëtejmë për procedimin e këtyre zarfeve të mbetur dhe nën masa të caktuara mbrojtëse, mund të procedohen më tutje.

Kujtojmë që ky proces ka qenë ndërprerë me datën 13 tetor, për shkak të ankesave shëndetësore të zyrtarëve që kanë punuar me zarfet e ardhura nga Serbia dhe dyshimeve për praninë e një materie të rrezikshme.

Prokuroria dhe Policia kanë filluar zhvillimin e hetimeve dhe kanë marrë provat dhe dëshmitë e nevojshme – material të dyshuara si të kontaminuara- dhe se procesi i hetimeve është duke vazhduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat