Haradinaj: Gjykata Kushtetuese i ka shërbyer vendit në zbatimin dhe funksionimin e një shteti të së drejtës

Aktuale

Haradinaj: Gjykata Kushtetuese i ka shërbyer vendit në zbatimin dhe funksionimin e një shteti të së drejtës

Nga: A.SH Më: 23 tetor 2019 Në ora: 19:16
Ramush Haradinaj

Në shënimin e 10 vjetorit të Gjykatës Kushtetuese, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka thënë se, është kënaqësi të shohësh se si institucionet e Kosovës kanë avancuar në zhvillim, në mbrojtje të popullit dhe respektim të vullnetit të tyre.

Postimi në Facebook:

Sot, në shënimin e 10 vjetorit të Gjykatës Kushtetuese, institucion ky që i ka shërbyer vendit në zbatimin dhe funksionimin e një shteti të së drejtës.

Është kënaqësi të shohësh se si institucionet e Kosovës kanë avancuar në zhvillim, në mbrojtje të popullit dhe respektim të vullnetit të tyre.

Kosova ka dëshmuar progres dhe po e rritë në vazhdimësi besimin tek qytetarët, se të drejtat dhe liritë e tyre janë të garantuara.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat