Sherifi: Numërimi i votave të paligjshme është atentat ndaj demokracisë në Kosovë

Aktuale

Sherifi: Numërimi i votave të paligjshme është atentat ndaj demokracisë në Kosovë

Nga: A.SH Më: 23 tetor 2019 Në ora: 20:08
Foto

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate, ka thënë se numërimi i votave të paligjshme është atentat ndaj demokracisë në Kosovë.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se pakot me vota kolektive të ardhur nga Serbia janë vota nga kabineti i Vuçiqit e jo vullnet i qytetarëve të Kosovës dhe se kushdo që përpiqet të bëj kontrabandë me vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës do të ballafaqohet me ligjin.

Statusi i plotë:

Numërimi i votave të paligjshme është atentat ndaj demokracisë në Kosovë!

Edhe pse ligji zgjedhor përkufizon qartë modalitetet e votimit përmes postës, Qeveria e Serbisë ka përgatitur mbushjen dhe dërgimin e pakove me preferencat e veta politike, me qëllim të shkatërrimit të procesit zgjedhor në Kosovë dhe mospërfilljes së ligjeve të Republikës së Kosovës. Pakot me vota kolektive të ardhur nga Serbia janë vota nga kabineti i Vuçiqit e jo vullnet i qytetarëve të Kosovës.

Kjo formë e veprimit është atentat i rëndë ndaj njërës nga shtyllat e demokracisë në Kosovë: asaj të delegimit politik.

Kushdo që përpiqet të bëj kontrabandë me vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës do të ballafaqohet me ligjin.

Është obligim i Komisionit Qendror Zgjedhjor që të ndalojë menjëherë përpjekjen e legjitimimit të formës kriminale të shkatërrimit të zgjedhjeve të lira në Kosovë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat