Çfarë po ndodhë? LDK dhe Nisma në këto momente marrin një vendim të rëndësishëm

Aktuale

Çfarë po ndodhë? LDK dhe Nisma në këto momente marrin një vendim të rëndësishëm

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 21:42
LDK dhe Nisma tërheqin nga QNR komisionerët

(E plotësuar) -  Katër anëtarë të KQZ-së kanë kërkuar mbledhje urgjente, për të ndalë numërimin e votave të ardhura me postë nga Serbia.

Siç njofton KosovaPress, katër anëtarët e KQZ-së, po kërkojnë mbledhje, në mënyre që të vendoset për ndalimin e numërimit të votave të ardhura jashtëligjshëm nga Serbia.

Sami Hamiti, Salih Morina nga LDK, Ilir Gashi nga PDK dhe Alfred Kinolli nga komunitetet jo serbe, kanë kërkuar zyrtarisht nga KQZ të mbajë mbledhje.

Vetëm anëtarët e VV-së në KQZ dhe Valdete Daka ende nuk kanë dalë me qëndrim se si të procedohet më këtë çështje.

***

Vëzhguesit e LDK-së u rikthyen në Qendrën e Numërimit të Votave.

Ata nuk pranuan të tregojnë arsyen se pse u rikthyen, meqë më herët kishin dal për shkak se në QNR ka filluar numërimi i votave të ardhura nga Serbia.

Edhe PDK-ja merr një vendim të rëndësishëm brenda QNR-së

Partia Demorkatike e Kosovës (PDK) ka tërhequr vëzhguesit e saj të KQZ-së.

PDK-ja ka larguar vëzhguesit e saj brenda QNR-së ku ka filluar numërimi i votave të ardhura nga Serbia.

Një veprim të tillë ka ndërmarrë edhe LDK-ja dhe koalicioni NISMA-AKR-PD.

***

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate i kanë tërhequr komisionerët e tyre nga Qendra e Numërimit të Votave.

Kjo tërheqje ka ndodhur, pasi aty ka filluar numërimi i votave të ardhura nga Serbia, të cilat nga këto dy parti po konsiderohen të paligjshme.

Gjatë numërimit të këtyre votave, komisionerët janë duke përdorur dorëza.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat