Latifi: Do të ndjehesha i befasuar nëse nuk do isha ftuar nga Gjykata Speciale

Aktuale

Latifi: Do të ndjehesha i befasuar nëse nuk do isha ftuar nga Gjykata Speciale

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 22:37
Smajl Latifi

Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka dhënë detaje për ftesën që ka pranuar nga Gjykata Speciale.

Latifi, në “Debat Plus” ka thënë se ftesën fizike nga Specialja e ka pranuar të martën në mjediset e Komunës së Rahovecit.

Ai ka thënë se është I ftuar në cilësinë e një qytetari që do të jep një dëshmi për luftën e zhvilluar në Kosovë.

I pari i Rahovecit thotë se nuk e ka idenë pse është i ftuar nga Gjykata Speciale.

Latifi thotë se për të nuk ka qenë e befasishme ftesa e Speciales por e befasishme ka qenë formimi i Gjykatës Speciale për të cilën nuk është pajtuar.

“Do të ishte e befasishme nëse nuk do të isha ftuar në Gjykatën Speciale”, tha ai.

Ai ka thënë se është shqetësuese se po tentohet të barazohet lufta e UÇK-së me luftën e kriminelëve serb.

Kryetari i Rahovecit ka thënë se në këtë komunë deri më tani janë bërë tetë ftesa nga Gjykata Speciale.

Latifi ka thënë se kur i është paraqitur ftesa i është thënë se ai duhet të paraqitet me 30 tetor, por ai thotë se më pas është thirr në telefon dhe i është thënë se intervistomi duhet të shtyhet pasi “Gjykata ka restriksione nga Holanda”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat