Hoti i NISMA-s: Kë po e pengon NISMA!?

Aktuale

Hoti i NISMA-s: Kë po e pengon NISMA!?

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 22:49
Enver Hoti

I menjëhershëm ka qene reagimi i NISMA Socialdemokrate dhe krerëve të saj pas procedimit të votave në pliko të ardhura nga Serbia. Ndër ta që ka reaguar është edhe deputeti i tanishem Enver Hoti, i cili në një shkrim postuar në rrjetin social facebook, duke pyetur se kujt po i pengon NISMA.

"Votat e ardhura nga Serbia në pliko janë të paligjshme edhe nga përmbajtja edhe nga rruga se si kanë ardhur. Andaj procedimi i votave serbe në pliko, për numrim në QNR, pa vendim të KQZ-së, është plotësisht shkelje ligjore dhe veprim i qartë për të devijuar vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës si dhe rrënon integritetin e zgjedhjeve të 6 Tetorit", ka shkruar Hoti ne llogarine e tij facebook.

Postimi i tij i plotë:

Kë po e pengon NISMA!? Votat e ardhura nga Serbia në pliko janë të paligjshme edhe nga përmbajtja edhe nga rruga se si kanë ardhur. Andaj procedimi i votave serbe në pliko, për numrim në QNR, pa vendim të KQZ-së, është plotësisht shkelje ligjore dhe veprim i qartë për të devijuar vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës si dhe rrënon integritetin e zgjedhjeve të 6 Tetorit.

Njësi të caktuara nga trupat e KQZ-së, që kanë për detyrë administrimin e rregullt e ligjor të procesit zgjedhor, të mbeshtetur edhe nga ndonjë parti politike nën rogoz po e shtyjnë këtë veprim antiligjor përpara dhe me shpejtësi, me të vetmin qëllim për të dëmtuar sa më shumë NISMA Socialdemokrate. Andaj, me të drejtë shtrohet pyetja a është ky bashkëpunimi më i dëmshëm i dikujt që po kërkon pushtet absolut në Kosovë me listen serbe qē po i bëhet vullnetit të qytetarëve por edhe Kosovës? Pasojave të një konstruksioni të tillë së shepjti do t'u shihet bishti. Mos e dëmtoni votën e lirë dhe Kosovën, për pak pushtet më shumë, e për më keq dëmtimi të bëhet me legjitimimin e votave të paligjshme të ardhura nga Serbia. Kujt po i pengon hyrja e Nisma Socialdemokrate në Kuvend?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat