Harçenko për mediat serbe: Moska do të mund të kyçet në dialog për Kosovën nëse kërkon Beogradi

Aktuale

Harçenko për mediat serbe: Moska do të mund të kyçet në dialog për Kosovën nëse kërkon Beogradi

Nga: F.B Më: 23 tetor 2019 Në ora: 22:51
Harçenko

Moska do të mund të marr pjesë në procesin e dialogut për Kosovën, por vetëm nëse ka interesim nga Beogradi dhe ftesë përgjegjëse nga Beogradi, ka thënë ambasadori rus Harçenko për “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Këtë e ka thënë ambasadori rus në përgjigje të pyetjes nëse duhet të ndryshohet formati i dialogut, ashtu që në të përveç BE-sç të kyçen edhe përfaqësuesi I Rusisë, ShBA-ve dhe fuqive tjera.

Ai ka shtuar se “tash për tash nuk shohim të gjitha parakushtet e nevojshme për bisedime efikase“.

“Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet strict sipas kuadrit  të drejtës ndërkombëtare dhe në bazë të rezolutës 1244 të KS të OKB-së” ka thënë Harçenko.

Në pyetjen nëse Moska do të mbështeste zgjidhjen që do të shkonte në korrektimin e kufijve, nëse për këtë ka pajtim nga palët, ai ka mohuar këtë.

“Për ne nuk mund të ketë korrektim të kufijve ndërmjet dy shteteve, sepse ne nuk pranojmë Kosovën. Tash Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë. Në fund do të pranojmë secilin opsion në të cilin pajtohen Prishtina dhe Beogradi. Vetëm zgjidhjen e kompromisit mund ta miratoj Këshilli i Sigurimit të OKB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat