Sami Hamiti: Ku janë vëzhguesit, a po e shihni se votat janë nga e njëjta dorë

Aktuale

Sami Hamiti: Ku janë vëzhguesit, a po e shihni se votat janë nga e njëjta dorë

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 23:07
Sami Hamiti

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e LDK-së, Sami Hamiti derisa po i kontrollonte fletëvotimet e ardhura nga Serbia në Qendrën për Numërim dhe Rezultate ka vërejtur disa parregullsi.

Sipas Hamitit vetëm një person i ka plotësuar pothuajse të gjitha fletëvotimet.

Hamiti me këtë rast i ka mbledhur këto fletëvotime si dëshmi dhe ka pyetur se ku janë vëzhguesit të tjerë.

Ndryshe në QNR është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të ardhura nga Serbia. Numërimi filloi në ora 21:00 pavarësisht që koalicioni Nisma-AKR larguan vëzhguesit dhe komisionerët e tyre, duke kërkuar nga KQZ që të ndalojë këtë proces.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat