Limaj tha se koalicioni ka aktualisht 5.5% të votave, Pacolli jep një shifër tjetër

Aktuale

Limaj tha se koalicioni ka aktualisht 5.5% të votave, Pacolli jep një shifër tjetër

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 23:11
Limaj dhe Pacolli

Teksa Fatmir Limaj, kandidat për kryeministër i koalicionit Nisma-AKR-PD, deklaroi se ky koalicion ka arritur në 5.5 për qind të votave, numri dy i këtij koalicioni ka dhënë shifër tjetër të përqindjes së votave të rregullta.

Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, duke e quajtur skandal idenë që votat e ardhura në zarfe nga Serbia të numërohen, ka thënë se koalicioni i tij deri tash ka arritur në 5.05 për qind.

Më herët gjatë ditës, Limaj në një konferencë për media tha se pas rinumërimit të më shumë se 830 vendvotimeve, koalicioni Nisma-AKR-PD ka arritur në 5.5 për qind. Ai vazhdoi duke kërkuar të mos pranohen votat e ardhura nga Serbia.

Pas tij, Pacolli reagoi në Facebook. “Skandali me votat e parregullta të serbëve mund t’i kushtojë Kosovës. Nga numërimi i deritanishëm i votave koalicioni Nisma-AKR-PD ka aktualisht 5.05% dhe ka kaluar pragun. Veprimet e sotme përmes tentimit që votat e parregullta të procedohen e të numërohen është tentim për të deformuar vullnetin e qytetarëve. Votimi në Serbi nuk lejon që fletëvotime të tilla të dorëzohen në postën e Kosovës nga Zyra e Serbisë në Kosovë përmes orkestrimit nga Beogradi, por duhet të vijnë përmes postës, në KQZ të Kosovës. Në zarfe duhet të ekzistojë vula e origjinës prej ku është dërguar vota. Kjo është një shkelje e ligjit dhe ne do të ndërmarrim hapa ligjorë për të parandaluar shkeljen e procedurave. Beogradit dhe Vuçiqit po i pengon që koalicioni ynë ka kaluar pragun dhe nuk lejojmë me votat e tij të manipuluara dhe ilegale të deformohet vullneti qytetar”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat