E bija iu bë deputete, ja fjalët e para të Gani Gecit dhe Marigonës

Aktuale

E bija iu bë deputete, ja fjalët e para të Gani Gecit dhe Marigonës

Nga: N.Sh Më: 29 tetor 2019 Në ora: 09:12
Vëllezërit Geci dhe Marigona

Kandidoi për herë të parë për postin e deputetes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe arriti që të bëhet një ndër gratë më të votuara në këto zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Vajza e ish-deputetit të LDK-së, Gani Gecit, Marigona ka qenë befasia e këndshme e këtyre zgjedhjeve dhe për LDK-në.

Ajo ka arritur të renditet në top 10-shen më të votuar brenda LDK-së duke marrë hiq më pak se 17 mijë e 587 vota.

Pas publikimit të rezultateve preliminare nga KQZ-ja, Gani Geci, së bashku me vëllezërit e tij, ka falënderuar të gjithë votuesit për besimin që ia kanë dhënë në këto zgjedhje Marigonës.

Geci, në shkrimin e tij të publikuar në Facebook, ka shkruar edhe një citat të Marigonës e cila thotë se është nderë, privilegj e përgjegjësi që të ruaj besimin e atyre që e votuan.

Postimi i Gani Gecit:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

pasi që sot kanë dalur rezultatet preliminare nga KQZ, unë Gani Geci së bashku me Marigona Gecin dhe me të gjithë vëllezërit Geci, ju falënderojmë përzemërsisht për besimin dhe mbështetjen qe ja keni dhënë bijës time, përkatësisht mbesës tonë Marigona Geci-Lalës.

“Për mua është përgjegjësi, nderë dhe privilegj që në mandatin e ardhshëm ta ruaj dhe do ta mbrojë me çdo kusht besimin tuaj që ma keni dhënë”, thotë Marigona Geci.

Edhe njëherë faleminderit shumë populli im i dashur!

Zoti e bekoftë popullin e Kosovës!

Zoti e bekoftë LDK-në!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat