Ky është nënoficeri i lartë i FSK-së që vdiq sot - Bota Sot
Ky është nënoficeri i lartë i FSK-së që vdiq sot

Aktuale

Ky është nënoficeri i lartë i FSK-së që vdiq sot

Nga: N.Sh Më: 29 tetor 2019 Në ora: 13:14
Baki Ejupi

Një nënoficer i lartë i FSK-së ka vdekur tragjikisht gjatë ditës së sotme në Mitrovicë.

Burime nga Policia e Kosovës e kanë konfirmuar rastin duke treguar se nënoficeri i lartë i FSK-së ka ndërruar jetë teksa po kryente testimet fizike.

Ministria e Mbrojtjes njofton se sot në vendin e tij të punës, pas një ataku kardiak, ka ndërruar jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Kapter Baki Ejupi.

Kapteri Baki Ejupi, ka lindur më 08.05.1974 në fshatin Sekiraqë - Komuna e Podujevës.

Ai ka shërbyer me përkushtim të madh në Brigadën e Reagimit të Shpejtë të Batalionit të Tretë në Mitrovicë, që nga themelimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Baki Ejupi qysh herët iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit, Brigada 152, ndërsa me krijimin e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, ka shërbyer në Zonën e Pestë të TMK-së.

Kapter Baki Ejupi, pas vetës ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.

Image

Për homazhet dhe ceremoninë e varrimit të ndjerit do të njoftoheni me kohë.

Baki Ejupi, ka vdekur para 1 ore në stadiumin "Adem Jashari", ku po kryheshin testimet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat