Haradinaj: Na kemi shpresu që PSD i mbledh votat, ata kanë shpresu te ne - Bota Sot
Haradinaj: Na kemi shpresu që PSD i mbledh votat, ata kanë shpresu te ne

Aktuale

Haradinaj: Na kemi shpresu që PSD i mbledh votat, ata kanë shpresu te ne

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 21:01
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së dhe njëherazi kryeministër në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se Aleanca ka fituar rritje në zgjedhjet e 6 tetorit, e cila ka marrë 100 mijë vota.

“Jemi shumë falënderues votuesve pasi asnjëherë s’kemi pas këtë rezultat për koalicion AAK-PSD”, ka thënë ai në Pressing.

Ai tha se është i vetëdijshëm për rënien e votave pasi që shumë proceseve iu është dashur t’i kthehet përgjigje negative, që kanë ndikuar në këtë.

“Na kemi shpresu që PSD i mbledh votat, ata kanë mendu që ne mbledhim votat, kjo është e keqja e koalicionit, po je jemi falënderues për 100 mijë votat, kemi votë të respektueshme”, ka thënë Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat