Haziri ‘mesazh’ të fuqishëm VV-së: Emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së

Aktuale

Haziri ‘mesazh’ të fuqishëm VV-së: Emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së

Më: 29 tetor 2019 Në ora: 22:43
Kurti dhe Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo parti do t’i gëzohej një qeverisjeje ‘të suksesshme të Albin Kurtit’.

Mirëpo, ai ka thënë se “emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK’së, sepse VV s’mund ta bëjë qeverinë e vetme”.

“Kemi nevojë për qeverisje të mirë si për ajër në Kosovë. Mirëpo një gjë duhet ditur, emri i kryeministrit kalon nëpër zyre të LDK’së”, ka thënë Haziri në Rtv Dukagjini.

“Duhet ditur që asnjë parti s’mund ta formojë qeverinë e vetme, sepse sistemi zgjedhor në Kosovë nuk po e mundëson këtë. Kryeministri kalon nëpër zyre të LDK’së”, ka theksuar ai.

“Në mbledhje të parë të qeverisë, kryeministri merr një vendim, por ai e merr vendimin me kabinetin qeveritar. Kryeministri nuk merr vendime vetë, vendimet janë kolektive, kërkohet koncenzus”, ka deklaruar Haziri.

Tutje, Haziri ka thënë se Albin Kurti mund t’i shkarkojë ministrat e LDK’së pa lejen e saj.

Haziri: Amerika kërkoi të mos vonojmë me formimin e qeverisë

Lutfi Haziri, ka pranuar se ka presione nga ndërkombëtarët për të mos vonuar me formimin e qeverisë.

Haziri ka thënë se leximi i drejt i rezultatit zgjedhor e obligon LDK-në te jetë pjesë e qeverisë.

Ai ka thënë se për LDK-në nuk është e lehtë të futet në koalicion me rivalin kryesor, siç e ka konsideruar ai Vetëvendosjen.

“Për ne shumë më komode do të ishte qëndrimi në opozitë se të futemi në koalicion me rivalin politik kryesor”.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se ata që e kanë nënçmuar rolin e LDK-së kur kanë bashkëqeverisur në të kaluarën e kanë marrë faturën, duke aluduar në PDK-në dhe partitë e tjera të vogla, për shkak të prishjes së koalicionit qeveritar në të kaluarën.

Haziri ka thënë se nuk ka pse të ngutet në formimin e qeverisë, para se të certifikohet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve.

Ai ka pranuar se ka një kërkesë nga Amerika dhe shtetet e QUINT-it që pas certifikimit të zgjedhjeve të mos vonohet rezultati i zgjedhjeve.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se megjithatë ky proces i bisedimeve është një “gjysmëfinale” për të hyrë në një proces tjetër të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat