PZAP i kthen përgjigjje Nismës për votat nga Serbia - Bota Sot
PZAP i kthen përgjigjje Nismës për votat nga Serbia

Aktuale

PZAP i kthen përgjigjje Nismës për votat nga Serbia

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 13:17
NISMA

PZAP i ka kthyer përgjigjje sot koalicionit NISMA-AKR-PD për votat e ardhura nga Serbia.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur më 30.10.2019, ka shqyrtuar ankesën: Anr.380/2019 e 28.10.2019 të paraqitur nga subjekti politik NISMA-AKR-PD, me seli në Prishtinë, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) – Divizionit për Shërbimin e Votuesve, të 11.10.2019, me të cilën ka kërkuar që të anuloheshin si të parregullta fletëvotimet e ardhura nga Serbia, përmes postës, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës të 06.10.2019.Ankesa Anr.380/2019 e datës 28.10.2019 HUDHET e pasafatshme.

Nisma Socialdemokrate kundër këtij vendimi të PZAP kanë thënë se do të ankohet në Gjykatën Supreme.

Vendimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat