Ky është vendimi i Gjykatës për votat e mërgatës

Aktuale

Ky është vendimi i Gjykatës për votat e mërgatës

Nga: A.M. Më: 30 tetor 2019 Në ora: 16:59
Foto ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Gjykata Supreme ka marrë vendim për të numëruar votat e mërgatës.

“Sot në ora 16:19 morëm vendimin nga Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ku u konfirmua e drejta e bashkatdhetarëve tanë dhe më në fund u hap rruga për numërimin e pakove me vota të ardhura prej tyre.

Presim që sa më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mblidhet dhe të marrë vendimin për të vijuar me procedurat e verifikimit dhe numërimit të këtyrë fletëvotimeve.

E gjitha kjo mund të ishte evituar nëse prej 12 tetorit KQZ do të kishte lejuar administratën e KQZ-së që t’i numëronte këto fletëvotime”, thuhet në komunikatën e VV-së për media.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat