Zbulohet se kur do të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

Aktuale

Zbulohet se kur do të shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

Nga: A.M. Më: 30 tetor 2019 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Anëtari i VV-së më KQZ-së, Adnan Rrustemi, ka njoftuar se rezultate zgjedhure janë gati pasi që ka përfunduar numrimi i votave në QNR.

Për më tepër , ka shtuar se “shpallja e rezultateve përfundimtare pa ndonjë pengesë mund të bëhet në fund të kësaj jave”.

Po ashtu, në një postim në Facebook, ka shkruar se kanë mbetur vetëm votat e mërgatës pa u numruar, por procesi i tyre do të përfundoj për disa ditë.

Postimi i plotë:

Në QNR kanë përfunduar të gjitha procedurat. Rezultatet janë gati. Kanë mbetur të numërohen vetëm edhe fletëvotimet e ardhura nga mërgata, të cilat sot Gjykata Supreme urdhëroi numërimin e tyre. Fletëvotimet nga mërgata pas vlerësimit do të numërohen brenda disa ditëve.

Shpallja e rezultateve përfundimtare pa ndonjë pengesë mund të bëhet në fund të kësaj jave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat