Sundimi i ligjit, tema kryesore e takimit të sotëm VV-LDK

Aktuale

Sundimi i ligjit, tema kryesore e takimit të sotëm VV-LDK

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 11:54
Foto

Lëvizja Vetëvendosje me Lidhjen Demokratike të Kosovës në takimin e sotëm për harmonizimin e programit do të diskutojnë për sundimin e ligjit.

Të dyja këto parti po zotohen për reformë rrënjësore te sistemit të drejtësisë dhe Vettingun në gjyqësi, prokurori, polici dhe AKI.

Në tryezën me temën “Prioritetet legjislative në fushën e sundimit të ligjit: Një perspektivë nga legjislatura e re e Kuvendit”, të organizuar nga GLPS, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje tha se edhe sot në takimin me LDK-në do të flasin për sundimin e ligjit.

Sipas saj, një prej synimeve kryesore të qeverisjes së tyre ajo tha se është kthimi i besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.

“Ne kemi obligim që të punojmë pa ndalë për krijimin e institucioneve të pavarura të drejtësisë. Duhet të ketë verifikim dhe kontroll të prokurorëve, niveleve e larta të policisë dhe AKI-së. Në të kaluarën kemi patur një tendencë të shtypjes së parlamentit. Unë besoj që ka alternativa të shumta se si mund të adresohet çështja e Vettingut. Pa procesin e Vettinugt nuk mund ta kthejmë besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë", tha ajo.

Ndryshe në tryezën e sotme, Arbëresha Loxha nga organizata GLPS tha se sistemi i drejtësisë në Kosovës po mbetet "thembra e Akilit".

E, Armend Zemaj nga LDK tha se ndryshimet efikase do të ndodhin, për çka tha se kërkohet edhe hartim të legjislacionit të duhur dhe korrekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat