Pacolli në konferencën e ministrave të Frankofonisë bën thirrje për ta njohin Kosovën

Aktuale

Pacolli në konferencën e ministrave të Frankofonisë bën thirrje për ta njohin Kosovën

Më: 31 tetor 2019 Në ora: 15:28
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli ka marrë pjesë në konferencën e ministrave të Punëve të Jashtme të Frankofonisë, ku i ka bërë thirrje të gjitha vendeve ta njohin Kosovën si një shtet të pavarur dhe të mbështesin në përpjekjen e vendit tonë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Pocolli thotë se në këtë konferencë ka prezantuar arritjet e Kosovës dhe angazhimin e vendit tonë për misionin e Frankofonisë.

“Theksova nevojën që bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë të mbështesë Kosovën në nivelin global si kontributi më i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe si njohje të rolit konstruktiv që luan Kosova. Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me të gjitha vendet në mënyrë miqësore dhe bashkëpunuese dhe i bëj thirrje të gjithëve ta njohin Kosovën si një shtet të pavarur dhe të na mbështesin në përpjekjen tonë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat